Është koha për
t’u kthyer te gjërat thelbësore,
për të vendosur se çfarë duhet mbajtur dhe çfarë të ndryshohet.
Është koha për
të bërë diferencën.
Është koha për
të zgjedhur “njerëzit tanë”
dhe kujdesur për ta.
Është koha për
të respektuar lotët dhe dëshpërimet.
Është koha për
t’u bërë vend talenteve tona,
e për t’u larguar pasigurive.
Është koha për
të bërë atë çka na lumturon,
dhe jo çka na njejtëson me të tjerët.
Është koha për
të refuzuar sherrxhinjtë .
Është koha për
të kuptuar se jemi të gjithë të rëndësishëm
në të veçantën tonë,
për të kundërshtuar: “Ti s’je askushi”,
“Ti je dikushi”.
Është koha për
kuptuar se më të brishtët
duhet mbrojtur,
se i sëmurë s’do të thotë i padobishëm.
Është koha për
të kuptuar se vlerësimi dhe poshtërimi
nuk janë e njëjta gjë.
Është koha për
të respektuar tokën,
për të kultivuar kopshtin tonë,
duke lënë një shteg të hapur për fqinjin.
Është koha për
të mbathur këmbët ndryshe nga ç’jemi mësuar,
për të lexuar në gjuhë
të pa njohura,
të shquajmë nuancat
që kurrë s’i kemi ndijuar,
për të dëgjuar melodinë e heshtjes
e për t’u kolovitur në bëmat e viseve të largëta.
Është koha për
t’i ngritur dhe marr për dore ata që s’mund t’ia dalin.
Është koha për
të shpërndarë të bukurën,
për të përhapur shpresën,
për të mbjellë njerëzillëk ,
për mirëkuptim.
Është koha për
të zgjedhur nëse forcën do ta përdororim
për të qenë një luan që mbron
apo hienë që copëton.
Është koha për
të shkurtuar distancat,
për t’u përqafuar me mall.
Është koha për
t’i dhënë jetës ritmin
të rrahjeve të zemrës.
Nga Barbara HUGONIN
Në shqip Marjana Rustemi Zegali
ObseverKult
Lexo edhe:
Buqetë poezish përkthyer në shqip nga Marjana Rustemi Zegali