Rami Kamberi
Është nëna, dashni
Gurra e jetës sime, që kurrë s’shteron
Lum i rrjedhës lumni
Që ma stolis jetën, pranverë që dhuron
Buzëqeshje, ku harrohem, natë e ditë
Shpresë e shtegut kah më ec ardhmëria
Dritë e vetme, që e kërkojnë dhe sytë
Kur më kafshon terri kur më mungon liria
Është nëna, dashni
Gurra e jetës sime, tambël i fisnikërisë
Lum i rrjedhës lumni
Që ma stolis jetën, me gjuhë t’krenarisë