Eugent Bushpepa: Jetën do ta fal’ ty…(teksti dhe kënga)

Një pritje e gjatë
E ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjatën përpijnë në ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

Si me magji hëna shikimet përpin
Më sjell vegimin tënd

Lot i patharë ndriçoje këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroj
Në atë çast dhimbja do ndalojë.

Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojne çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë
Sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën s’e ndalin, jo

Si me magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty.

————————–

Lexo edhe:

Eugent Bushpepa: S’them dot lamtumirë (teksti dhe kënga)

ObserverKult