Eva Tafa: M’ka ra mall…

tradhtosh poezi nga eva tafa

Poezi nga Eva Tafa

M’ka ra malli mbi krye
Me t’pa.
Me t’ni
Me t’prek
Du gjithqysh me t’pa e me t’përqafu
Me t’ni zonin kur fjalën tane
e vjerr si këmbanë e ditëve pa ty
Me t’prek qato brinjë,
që si cukël jan kep prej mallit
Perimend m’ka marrë malli
Me t’pa sytë
Me t’ni buzët
Me t’prek flokët.

ObserverKult


tradhtosh poezi nga eva tafa

Lexo edhe:

EVA TAFA: TI MERR DIELL DHE HËNË PREJ MEJE

Kur humb në muzgun e ngushtë të romancës sime,
Marr dritë në zërin tënd,
Kur të kërkoj në agimin e mjellmave,
Flokët më dehen nga gjaku yt 0 me rezus + ,
Dhe ndiej të hyj në turpin tënd,
Të lidhem me kordonin e kërthizës,
Të ngjitem si fletë libri,
Të ngjizem si mollakuqe.
Të jem brenda teje
Këmbëzbathur,
Fjalëheshtur,
Vetullngrysur,
Të përplasem në limanin e shpirtit tënd,
Të mekem nga vargjet e netëve të ftohta,
Të ndjek dëshirën,
Prapa bjeshkëve,
Prapa luginave,
Prapa diellit,
Me diellin ne krah,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


EVA TAFA: E DI QË DO T’MË TRADHTOSH…

E di që do t’më tradhtosh,
Krahët më varen si flatra leljleku mbi paterica,
Këmbët, nuk më sjellin tek ti,
As të prek, …as të shoh, …as të flas,
Nuk mundem,
Bën mirë as mos t’më shohësh.
Mbamë mend… Si atëherë! …
Kur e gjitha isha betejë mbi shpirtin tënd
Kur isha e gjitha shpirt, mbi shpirtin tënd,
Kur mbi buzën tënde derdhesha si llavë vullkani,
Kur duart zgjatja litar, për një përqafim…,
Kur për ta lidhur puthjen tënde,

I bëja edhe flokët nyje! …
E di që do t’më tradhtosh,
Kur dallga të përplas në breg,
Dhe këmbët në tjetër femër të ngatërrohen,
Kur dielli të lëshohet mbi sy,
Dhe të pëlqen të jesh symbyllur,
Se ndezja yte është një qelizë shpërthyese….
E di që do t’më tradhtosh,
Tashmë as këmbadoras nuk vij dot,
Se fati deri këtu na deshi bashkë.
Mos e bëj të lutem!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult