Poezi nga Eva Tafa
Ti je inteligjenca që din të më rrëmbesh dhe të më bësh të lumtur
Dije më the e tillë je
Oh si je ti
Bandit femër bre
Më vjen të të shtri përdhe,
Të puth,
Të palos si fizarmonikë,
Të ngjis si një plagë e djegur,
Të vendos si unazë në zemër…
Ti je flaka e dashurisë
Unë me plot dëshirë dua të përcëllohem,
Në këtë zjarr.
ObserverKult
Lexo edhe:
EVA TAFA: E DI QË DO T’MË TRADHTOSH…
E di që do t’më tradhtosh,
Krahët më varen si flatra leljleku mbi paterica,
Këmbët, nuk më sjellin tek ti,
As të prek, …as të shoh, …as të flas,
Nuk mundem,
Bën mirë as mos t’më shohësh.
Mbamë mend… Si atëherë! …
Kur e gjitha isha betejë mbi shpirtin tënd…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
EVA TAFA: UNË DO TË IKI, I DASHUR
Unë do të iki, i dashur
Gjithçka do të lë:
Kapuçinon,
Barin e preferuar,
Rrugët e qytetit të dashurisë,
Verën,
Vjeshtën,
Dimrin,
Pranverën
Të gjitha do t’i marrësh,
Edhe xhelozinë që më dha ditë të zeza me ty,
Merri dhe shtrihu bashkë në të njëjtëin shilarës…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU