Eva Tafa: Ti merr diell dhe hënë prej meje

Kur humb në muzgun e ngushtë të romancës sime,
Marr dritë në zërin tënd,
Kur të kërkoj në agimin e mjellmave,
Flokët më dehen nga gjaku yt 0 me rezus + ,
Dhe ndiej të hyj në turpin tënd,
Të lidhem me kordonin e kërthizës,
Të ngjitem si fletë libri,
Të ngjizem si mollakuqe.
Të jem brenda teje
Këmbëzbathur,
Fjalëheshtur,
Vetullngrysur,
Të përplasem në limanin e shpirtit tënd,
Të mekem nga vargjet e netëve të ftohta,
Të ndjek dëshirën,
Prapa bjeshkëve,
Prapa luginave,
Prapa diellit,
Me diellin ne krah,
Kjo është dhimbje e bukur nga dashuria.
Unë e di: Ne të dy marrim frymë njësoj
Unë dua melodinë e marrëzisë tënde,
Ti pikturon si i marrë shpirtin tim…