F.l Tjuçev: Po vuaj prapë prej trishtimit

Po vuaj prapë prej trishtimit,
Me zemër prapë të kujtoj,
Në terr’ e thellë të kujtimit
Fytyrën prapë ta vështroj.

Ajo më ësht’ e paharruar.
Atë e kam përreth përherë
Të largët fort, të pandryshuar
Si yll që ndrit në qiellin sterrë.

Përktheu: Petraq Kolevica

LEXO EDHE: Petraq Kolevica: E dashur, fli!