Fadil Halimi: E dashur, mos çel plagë të tjera…

Rrugën e kemi humbur në shi
E në flakë
Në netët e zeza futë
Në qytetin e gjetheve të verdha

Askush nuk të mban mend
E ata që i ke njohur
Kanë fluturuar në vallen e yjeve
nga sëmundja e mistershme

Mos ec me hapa të dyshimtë
Në këtë kaos
As mos shkel dhe një herë
në gjurmët e mallit
E të dhimbjes deri në asht

E dashur, mos çel plagë të tjera
Në rrugën e gjetur të shpirtit

ObserverKult