Fadil Halimi: Gruan që e mplaku dhimbja

Gruan e plaku dhimbja
Për burrin e thinjur
E për lojën e fshehtë të fëmijërisë

E burrin e mplaku pritja
Për gruan e vetmuar
Në lotin e fshehur të dashurisë

Të dytë u rritën në largësi
Duke u përqafuar në vetminë e hënës.

ObserverKult


Lexo edhe:

FADIL HALIMI: E DASHUR, MOS ÇEL PLAGË TË TJERA…