Fadil Halimi: Vetmia

Vetmia nuk është aq e zezë
Dhe nuk e djeg shpirtin, aq sa e djeg ti

Ajo nuk është ankth
As ëndërr e llahtarshme

Është një gjeth i verdhë
Në rrugën që ndahet
E që kurrë nuk bashkohet

Vetmia është një lule e egër
Që çelë në dimër