Fahredin Gunga: Hamalli

Poezi nga Fahredin Gunga

Oj, sa e fortë është kjo tokë,
sa zemra e ime e trusun nën samar.
Oj, sa e fortë është kjo tokë!…

Nata është më e bukur se dita.
Ajo të përkund n’ëndrra. Të sjell kujtimet.

O, njeri,
Falma, vetëm një buzëqeshje,
një buzëqeshje si të fëmijënisë sime,

falma, e mos më shiko në shpinë!

_________________________

*Ali Aliu: Për Fahredin Gungën, mund të thuhet se është poet sui generis. Dhe është natyrë e atillë poetike në të cilën përpiqet dhe shkrihet  disponimi lirik, i përhershëm, dhe prirja për kredhje filozofike. Është natyrë e atillë krijuesi, tek i cili, poezia, edhe atëherë kur nuk manifestohet përmes vargut, ajo prapë është prezente në qenjen e kësaj natyre dhe jeton si vlerë imanente e kësaj natyre poetike. Pastaj deri sa të ndonjë tjetër kjo natyrë liriko-mediative është konfuze, e mjegullt në vete dhe e paorganizuar, e paqartë dhe shpesh stihike, te Fahredini ajo manifestohet afërsisht sipas një sistemi të qartë dhe të organizuar. Natyra lirike te ky poet ka për fundament përjetimin intenziv emocional të jetës dhe ambientit të afërt. Ky emocionalitet dinamik nuk është i natyrës transitore as i natyrës lucida intervala po vlerë imanente e botës krijuese.

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

OCTAVIO PAZ: SHKRIMTARI DHE PUSHTETI