Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë./ Otto von Bizmark

Vetëm kur njeriu e sheh si janë bërë nipërit e kupton si i ka edukuar fëmijët./ Erich Maria Remarque

Koha me familje është kohë e shenjtë dhe duhet mbrojtur e respektuar. / Boyd K. Packer

Familja nuk është një gjë e rëndësishme. Është gjithçka./ Michael J. Fox

Nuk ishte me rëndësi sa e madhe është shtëpia jonë, me rëndësi ishte se kishte dashuri në të. / Peter Buffett

Nëse njerëzit kanë mjaft fat të kenë familje, ata duhet kultivuar atë. /Taylor Caldwell

Është shumë vështirë të rritesh në një familje perfekte kur nuk je perfekt. / L. James

Shumë njerëz mund të bëjnë pasuri, por shumë pak mund të ndërtojnë familje. / S. Bryan


ObserverKult


Letër

Lexo edhe:

LETËR PREKËSE: DUA TË KUJDESESH PËR NËNËN DHE MOTRËN- FAMILJA ËSHTË KRYESORJA

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e një babit drejtuar birit të tij:

“I dashur Christopher,

Dua të të kërkoj të falur që kam qenë i sëmurë dhe nuk kam qenë pranë teje, në të gjitha rastet kur ke pasur nevojë për të më pasur pranë. Mirëpo dua të kesh diçka shumë të rëndësishme parasysh, të dua aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Dua të rritesh dhe të jesh i suksesshëm në gjithçka që dëshiron të bësh. Koha që kam kaluar me ty, ka qenë e bukur, e jashtëzakonshme dhe ti e bëre të ishte e tillë. Jam duke qarë ndërkohë që të shkruaj këtë letër, pasi e di që kur ta lexosh, nuk do të jem më pjesë e kësaj bote. Më beso që e kam pasur shumë të vështirë ta marr vendimin për ta shkruar këtë letër. Jam shumë krenar për ty. Dua të rritesh dhe ta përdorësh trurin për të menduar mbi gjëra të mëdha, por edhe të pyesësh për gjërat që nuk arrin të kuptosh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult