“O Bajram, bajrak i gjallë, more nam…”, 98 vite nga vrasja e Bajram Currit

bajram curri fan noli

Poezi nga Fan Noli

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.

As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“TRUPI I FAIKUT ËSHTË NË DOLLAP DHE PO PRISHET”, LETRAT E FAN NOLIT DREJTUAR ENVER HOXHËS DHE SEJFULLA MALËSHOVËS

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica.

Libri “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, është botim i shtëpisë botuese “Erik”, i përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi. Mes 544 letrave është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës. Një pjesë e tyre është botuar në të përditshmen DITA.

Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë…

Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit:

“Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult