Elegji për Luigj Gurakuqin nga Fan Noli
Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran’ e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.
Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t’a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nëno moj, m’a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s’i dhe as varr për hor.
Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
ObserverKult
—————————–
Lexo edhe:
MISTERI I SHTËPISË SË “VARFËR” KU LINDI MBRETËRESHA ELIZABET
Mbretëresha lindi më 21 prill 1926 në 17 Bruton Street në Mayfair, Londër. Jo në një pallat, shtëpi luksoze apo spital, por në një shtëpi në qytet. Në një ndër rrugicat e Londrës. Prindërit e saj ishin zhvendosur në shtëpinë që i përkiste gjyshërve të saj skocezë, vetëm disa javë para lindjes së mbretëreshës. Në familjen mbretërore asokohe gjërat nuk shkonin mirë. Mungesa e parave ishte një prej arsyeve. Mbretëresha nuk kishte lindur për të qenë mbretëreshë. Si vajza e djalit më të vogël të Mbretit, ajo nuk pritej të merrte fronin.
Shtëpia e parë e Mbretëreshës, nuk ekziston më. Një prej dyshimeve është se ajo u rrënua si pasojë e sulmeve ajrore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por një mori dokumentesh në Bibliotekën Britanike dhe arkiva të tjera tregojnë se shtëpia e shekullit të 18-të ishte zhdukur para se të fillonte lufta…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU