Në vitin 1725 në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier.
Casanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i njeriut të dhënë pas qejfit e grave.
Casanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë. Kishte dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart. Vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke).
ObserverKult iu sjell disa thënie nga Giacomo Casanova:
Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut inteligjent është të caktohet vartës i budallait.
Njeriu i zgjuar nuk mund të jetë kurrë krejt i palumtur.
Gjatë jetës sime s’kam bërë asgjë tjetër veçse, kam kërkuar të sëmurem kur kam qenë në shëndet e pastaj kam kërkuar të rimarr veten kur shëndetin e kisha humbur.
Inteligjenca jonë gabon kur mendon për të tjerët sipas këndvështrimit tonë.
Realiteti varet nga imagjinata.
Kur je i dashuruar, mjafton fare pak për t’u dëshpëruar apo për të prekur qiellin me dorë.
Dashuri: pamundësi përkufizimi .
Martesa është varri i dashurisë.
Gratët janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.
Duhet vetëm të kesh guxim, sepse forca pa vetëbesim është e padobishme!/ObserverKult
Lexo edhe:
“Çdo ditë të jetës sime përpiqem të të harroj”, Leka Sefla lexon poezinë nga G. Casanova