Fatmir Musai: Ajo iku në një ditë me shi

fatmir musai deputet zeusi poezi


Ajo iku në një ditë me shi,
Iku e trembur e s’kishte as çadër,
Sigurisht, mikpritësi i ri,
Rrobat e qullura ia ka terur në vatër!

Po, teksa avulli përmbi rroba
I ngrihej si një re e bardhë,
Malli për stuhinë me shqota,
Më tepër për Shqotën e ka marrë!

* Titulli i origjinalit: “Ajo iku


LEXO EDHE: FATMIR MUSAI: KORRIERI I DASHURISË

Poezi nga Fatmir Musai

Nuk ka, jo, pezhishkë avionësh
Që globit shtjellen skaj më skaj,
Qielli hesht – Shkreti e Gobit,
Zogjtë në tokë – të zënë në faj…

Ti pret e pret një fjollë tymi
Të shigjetojë në mes resh,
Po s’ka avionë… veçse “Lasgushi”
Eshtë korrieri midis nesh!

Kështu Poeti ndiqte zemrën,
Shigjetë Kupidi në ajri,
Kuajt-avionë i ndërronte
Veç për hyjnoren Dashuri!

… Linjat ajrore kur të hapen,
E para do të zbresësh ti,
Një pluhur malli përmbi supe,
Marrë nga retë si vello gri!

Dhe unë “Lasgushit” do t’i falem,
Thjesht’ do t’i prek metal’n e ftohtë…
… Legjendat ndaj rëndojnë sa malet,
Se nanuriten përmbi tokë!

*Në të ritë e tij, holandezja e bukur leshraverdhë pak i ndenji Lasgushit në Poradec dhe i iku… po ai e ndoqi aeroport më aeroport… nga ai provinciali i Korçës e i Tiranës, për ta vazhduar ndjekjen qiellore në aeroporte, në Romë-Budapest-Kopenhagë… mahnitshëm si në vargjet popullore, “Ooo, postë më postë,/ kartë të dërgoj…”… ishte ndjekje e kotë, gati fatale…!
Vërtetë që Lasgushi e humbi dashurinë e tij, por u ngjiz e mbeti një nga kryeveprat: “Vallja e yjeve”… dy yje që ndjekin njeri-tjetrin… ooo, postë më postë… ooo qiell më qiell të ndjek, moj Kometë …
Dhe është si një paravoli hyjnore që ne sot kemi avionin me emrin “Lasgush”…. sidomos në këto kohëra pandemie, kur qiejt janë mbyllur, është ai që ka të drejtën e Poetit të Yjeve e shkon qiejve të Europës për të gjetur e rigjetur e sjellë e bashkuar të gjitha dashuritë…!

fatmir musai