Skënder Berisha: Dritë nga Prekazi

Dritë që bën barin të mugullojë,
Dritë që i jep grurit jetë,
Dritë që i jep pjalmit lule,
Dritë që i jep foshnjës gji,
Dritë në ballin e çikave tona,
Dritë për brezat e djalërisë,
Dritë për prindërit nën flamur,
Dritë për kujtesën e historisë,
Dritë mendje-shpirt,
Dritë mbi Prekaz,
Dritë mbi kombin
Dritë e pashuar,
E bardhë,
Eternale!