Nga Fatmir Musai
Unë them se Isoja është gjuha e Zeusit,
Ai është Marrësi* që retë i ngarkon me elektricitet,
Një qiell i rëndë gri rrëshqet të përqafojë tokën
Mbushur plot afsh që ledhaton e përjarget plot neps!
Pastaj del ai Kthyesi* që reve u ka zënë pritë,
I përmbys në krater si shi e i rrëzon në ujvarë,
Këtu Hedhësi* kokrrën e rrufesë zbraz me vërtik
E shkrep Shkrepëtima e krejt vendi lahet në ar!
Kështu ndodh magjia në vorbullën e stuhisë
Ku rrufepritësi Zeus shigjetat mbi tokë i lëshon,
Vetëtin e bubullon Mbushësi* Ison e Labërisë
Që vetëtin me dritë e më pas si jehonë!
… Dhe në epilog zbret një shi i shtruar
Si nanuritje e ëmbël që të vë në gjumë,
Të gjithë jemi aktorë e spektatorë rituali,
Demokraci ku frymojmë e bëhemi qull!
*Marrësi, Kthyesi, Hedhësi, Mbushësi- protagonistët e 4 fazave të këngës më të sofistikuar polifonike!
ObserverKult
Lexo edhe:
FATMIR MUSAI: LOT NË DËBORË…
Më trembi sot kjo borë që ra,
Shkëlqim’ i saj i ngrirë,
Një shije gri në shpirt më la,
Dy rrathë sysh të nxirë.
Nuk di përse kjo natë e ftohtë
Kaq shumë po loz me ne,
Ketri dremit folesë së ngrohtë,
Hëna – jorganë me re.
Nën avuj gote rri përhumbur,
Mbeshtjellë me t’natës gunë,
Era përplas borën me vrunduj
Pas pishës që s’ka gjumë.
Mbas xhamash suferina qan
Dhe shpejt kthehet në kujë,
Ti brenda meje je kallkan,
M’e ngrirë se një statujë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
FATMIR MUSAI: KORRIERI I DASHURISË
Nuk ka, jo, pezhishkë avionësh
Që globit shtjellen skaj më skaj,
Qielli hesht – Shkreti e Gobit,
Zogjtë në tokë – të zënë në faj…
Ti pret e pret një fjollë tymi
Të shigjetojë në mes resh,
Po s’ka avionë… veçse “Lasgushi”
Eshtë korrieri midis nesh!
Kështu Poeti ndiqte zemrën,
Shigjetë Kupidi në ajri,
Kuajt-avionë i ndërronte
Veç për hyjnoren Dashuri!
Poezinë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult