Fatmir Terziu: „Shurraqët“ kanë rroga të majme, kanë poste, kanë korrupsionin milionësh në duar!

poezitë e dashurisë... nga fatmir terziu
Fatmir Terziu

Shurraq

(E thënë për të qenë perceptim me një mënyrë, por… ngjan me një erë akoma më të ndyrë)

Nga Fatmir Terziu

Isha kurioz të mësoja pse e quanin „shurraq“. Kurioziteti bën të vetën. Të vetën e bën më shumë, kurioziteti, sidomos kur ti je rritur me të, e ke ditur ndryshe, dhe tashmë kërkon të mësosh nofkën që e ka marrë nga të tjerët, që kanë qenë më larg se fëmijëria e tij.

E tashmë ai, që luante top me ty, ai që griste këpucët me topin e leckës në hapësirën e vogël midis shtëpive, ai që ishte bashkë në kafshatën e bukës pranë transhesë, në atë copë bukë, fetë buke me sheqer dhe ujë dhe që ndoshta edhe kalonte më shumë kohë me ty, se me familjarët tashmë quhet „shurraq“.

Pse?

Pse tashti?

Kur inkontinenca u bë e pranueshme në adoleshencën e dikujt, në vend që të shmangnim sa më shpejt të ishte e mundur, e kërkojmë thellë në ushkurin e dikurshëm?

Pse?

Në cilin vend të shoqërive jemi tani?

Para disa javësh isha në Atdhe. Dhe ndërsa dëgjoja që atë ta quanin shurraq, kafenetë më zgjuan dhe një fakt tjetër.

Edhe në disa shkolla mësova se kishte probleme ende sot. Sikur mësuesit të mos kenë mjaftueshëm për të bërë, kohët e fundit ka pasur një rritje të vazhdueshme të fëmijëve që nisin shkollën, të cilët ende nuk janë trajnuar në tualet, duke bërë që në disa shkolla disa mësues dhe mësuese të bëhen edhe “ndërrues të pelenave”, si të caktuar për të bërë pastruesin e veprës së pistë.

Është krejtësisht e kuptueshme që njerëzit në fillim dhe në fund të jetës duhet të kenë nevojë për pelena.

Por veshja e pelenave që vazhdon deri në adoleshencë dhe rifillon në moshën e mesme?

Sepse nuk janë vetëm fëmijët që u thuhet se veshja e pelenave do t’i bëjë ata të lumtur. Në rastin e „shuraqit“, a bën efektin ndryshe kjo fjalë?

Tashmë ai është i përfshirë në një post lokal. E këtë post e ka si dhuratë nga aktivizimi në politikë. E ai tashmë nuk shkon pas.

Ai shkon vetëm përpara. Ndërsa të tjerët që e zgjodhën e trajtojnë me atë që i ka ndodhur pas. Ndërsa perceptimi dhe nofka e ka përfshirë atë tek ajo që rëndom e dëgjon „U bë dhe ai shurraq!“. Kjo e fundit ka dy anët e saj. Ka anën pozitive, që i ngjiz atij strukjen e mjaft të tjerave, përshembull diplomën falso, apo një shkollë të ’emplementuar’ miqësisht, dhe anën tjetër që mbulon paaftësitë e tij me vetëm atë nofkë.

Në anën tjetër i shkon përshtat dyqaneve që shesin bebelina (pelena) për moshë të madhe. E kjo ndoshta e bën atë më të „afruar“ me reklamat, që kanë zgjedhur gjuhën e të qënit si i tillë, pra nëse është vërtet „shurraq“, që ndoshta mund të gjej shërim nga mjekësia (lutemi!).

Por termi „shurraq“, aq më shumë për një njeri me post të rëndësishëm në publik, ka vegjen e vetë pas.

Ai në sytë e njerëzve është i tillë, sepse akoma është ai fëmijë, që bënte me dashje, apo padashje një veprim të pistë në pelenat e tij, apo në të mbathurat e veta, por që sot ky pisllëk është determinuar të kap perceptimin dhe damkën që ta jep vetë publiku. Nodoshta nga korrupsioni, apo paaftësia?

E fundja ai është tashmë në sytë e publikut. Është „shurraq“. Po sa të tillë ka sot shoqëria jonë? E ndërsa ai mbetet i tillë në sytë e gjëra të publikut, në darkë mikrofoni e bën të flasë “engjëlli” në ekranin e ftohtë. Dhe mediat e tjera e bëjnë më të pastër akoma. Mediat janë po aq të këqija për këtë, në mos më keq. Për dekada, ne nuk kemi qenë në gjendje të shikojmë TV pa një kokë, që flet duke na trajtuar ne publikun real, si jorealistë, dhe kur na i jep këta „shurraqë“, të qenë e të perceptuar, si të pastër. Dhe zërat shpojnë deri në thellësi. ‘Mbulojeni ngrohtë!’, ‘Qëndroni të hidratuar!’, nuk pushojnë së na thëni edhe prezantuesit me veprimet dhe stimulimet e tyre divergjente, falso e neveritëse.

Fundja kush paguan dhe ai e hedh vallen, ai e mbulon edhe pisllëkun që lë pas. Kush paguan?

„Shurraqët“ kanë rroga të majme, kanë poste, kanë korrupsionion milionësh në duar. Dhe ne pyesim a jemi ende infantilë të shpërfillur?

A kemi ndonjë ide se si dukemi për popujt e tjerë, më pak infantilë? Një ditë më parë në radio, një prezantues po fliste me një shkrimtar të ardhur për pak ditë në atdhe në një pyetje dhe përgjigje publike se sa i keq ishte moti, dhe ai thjesht tha: ‘Është janar.’ Në fillim të vitit 2023, dëgjova një mot të këmbyer me muajin e parë të vitit.

Dhe spikeri shtoi me të vetën një koment. Bëri parashikuesin. Parashikuesi parashikon ‘shumë shi dhe erë për dy muajt e ardhshëm’, sikur të jepte lajmin për një diagnozë terminale.

Erë dhe shi në janar dhe shkurt? Ne jemi të dënuar! Ne jemi të dënuar të dëgjojmë më shumë erëra, erëra „shurraqësh!“ kudo që zënë vend me struktura të tilla../fjalaelirë.com

ObserverKult


poezitë e dashurisë... nga fatmir terziu
Fatmir Terziu

Lexo edhe:

FATMIR TERZIU:A ISHA VËRTETË NË QYTETIN TIM, A ISHA NË SHQIPËRI?

Nga Fatmir Terziu

Dhe u rrita. Dashurinë që ma dhanë të Tjerët, kisha filluar ta zëvendësoj me dashurinë që kishte hyrë në sytë e mi qysh herët.

Dhe kështu rihodha sytë e mi rreth e qark. Rreth e rrotull… E në këtë riprurje ndryshe nisa të rikujtoj…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult