Fatmire Breçani: Dil moj vashë njëherë n’çarshi… (Teksti dhe kënga)

Hej- hej, dil moj vashë njëherë n’çarshi,
Dil n’çarshi moj bukuri.
Hej- hej, oh mor djalë, o djalë i ri,
A je kanë najherë n’çarshi?
A ke pa gajtan me sy?
Unë gajtanin e kam pa,
N’vetllat tua m’asht përngja,
Çova dorën me përla
Gajtanxhia nuk më la
e n’hall o kam ra.

Hej- hej, dil moj vashë njëherë n’çarshi,
Dil n’çarshi moj bukuri.
Hej- hej, oh mor djalë, o djalë i ri,
A je kanë najherë n’çarshi?
A ke pa filxhan me sy?
Unë filxhanin e kam pa,
N’sytë e tua m’ka përngja,
Çova dorën me’i përla
Filxhanxhia nuk më la
e n’hall o kam ra.

Hej- hej, dil moj vashë njëherë n’çarshi,
Dil n’çarshi moj bukuri.
Hej- hej, oh mor djalë, o djalë i ri,
A je kanë najherë n’çarshi?
A ke pa kuti me sy?
Unë kutinë e kam pa,
N’gojën tande m’asht përngja,
Çova dorën me përla
Kutixhia nuk më la
e n’hall o kam ra.

Hej- hej, dil moj vashë njëherë n’çarshi,
Dil n’çarshi moj bukuri.
Hej- hej, oh mor djalë, o djalë i ri,
A je kanë najherë n’çarshi?
A ke pa molla me sy?
Unë mollat i kam pa,
N’faqet tua m’kanë përngja,
Çova dorën me’i përla
Mollaxhia nuk më la
e n’hall o kam ra.