Fatos Arapi: Ata që dashurojnë akoma…

fatos arapi

Nga Fatos Arapi

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë.

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA ISMAIL KADARE TEK FATOS ARAPI, SI U SULMUAN SHKRIMTARËT DHE SI U INDOKTRINUA ARTI NGA KOMUNIZMI

Afrim Krasniqi, Beqir Meta e Hasan Bello në katër vëllime të Institutit të Historisë shpalosin fakte e dokumente arkivore të panjohura për “Indoktrinimin komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Nga Ismail Kadare tek Fatos Arapi, si u sulmuan shkrimtarët në mbledhjet e Lidhjes, dhe pse nuk hapen dokumentet e pas viteve ’85.

Kalendari diktonte datën 3 mars të vitit 1945. Në Tiranë, Ministria e Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, vendos një qarkore të pazakontë. Ku paralajmëron të mos ekspozohen fotografi të paautorizuara e që nuk i përshtateshin dekorit nacional…

Ndonëse kishte vetëm pak muaj që Lufta e Dytë kishte pushuar, për strukturat e Partisë së Punës në pushtet, nuk kishte kohë për të humbur. Indoktrinimi i ideologjive të saj, duhet të bëhej me çdo mjet dhe arti, kultura e imazhi si pjesë e tyre, impaktin e kishin të shpejtë. Ajo çka ndodh në 45 vitet e ardhshme është një histori kontrolli totalitar, ku artistë e shkrimtarë, jo vetëm që kanë hapësirë të kufizuar veprimi, por shpesh të përcaktuar kanë krahas qëndrimit edhe veprat, ose së paku natyrën e tyre.

Krasniqi shpjegon nëse është i moralshëm retushimi dhe ndalimi i veprave artistike që u realizuan në diktaturë

Pas rrëzimit të sistemit, thuajse asnjë prej figurave të kulturës, nuk pohon me zë lartë këtë shfrytëzim që iu bë krijimtarisë së tyre, apo në të tjera raste edhe bashkëpunimi të imponuar apo vullnetar…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU