Poezia “Vetëm po të marr erë” nga Fatos Rushiti
Mos i ëndërro ditët që do të vijnë
Se unë dritë nuk pashë
Tek ecja gjinjve të tu
Shpirtit tënd kur hyra
I vetmuar
Nuk vleja asgjë
As sa këto mendime
Që tani po flasin me ty
Mos i kërko zjarret
Tek shkel mbi ujrat e zemrës
Ti ke mbetur erë
Mund ta ndaj trupin tënd
Në jetra që s’flasin
Që s’vdesin
Unë vetëm po të marr erë
Kështu më lehtë t’i njoh qeshjet
ObserverKult
Lexo edhe: