Poezi nga Federico Garcia Lorca
Unë shqiptoj emrin tënd
Gjatë netëve të errëta
Kur yjet zbresin e vijnë
Në hënë ujë për të pirë
Kur degët po flenë
Të fshehura në gjethe.
Dhe unë i zbrazët ndihem
Për dashuri dhe muzikë.
Orë e çmendur që këndon
Orë të vdekura të lashta.
Emrin tënd shqiptoj unë,
Në këtë natë të errët,
Dhe emrin tënd dëgjoj
Më larg se kurrë.
Më larg nga gjithë yjet
Më dhimbshëm se shiu i butë.
A do t’më duash përsëri
Si atëherë, si dikur?
Po ç’ faj ka zemra ime
Nëse mjegulla tretet?
Po ç’pasion tjetër më pret?
A do të jetë pasion i pastër?
Vallë gishtat e mi hënën
A do ta përkëdhelin?
Granada, 10 nëntor 1919
*Titulli i origjinalit: “Në gishtat e mi”
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLES BUKOWSKI: ASKUSH NUK E GJEN ASNJËHERË TË DUHURIN…
mishi mbulon ashtin
dhe ata vënë brenda
një mendje dhe
nganjëherë një shpirt,
dhe gratë bëjnë copat vazot
duke i përplasur në mure
dhe burrat pijnë
tej mase
dhe askush nuk e gjen atë
të duhurin
por vazhdojnë
të kërkojnë
duke u shtriqur
brenda dhe jashtë
shtretërve.
mishi mbulon
ashtin dhe mishi
kërkon
më shumë
se mishi.
nuk ka fare
asnjë shans:
ne jemi të gjithë të kurthuar
në një fat
të pashoq.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult