Federico Garcia Lorca: Desha të isha vetvetja…

frederico garsia lorca shoh teatri

Poezi nga Federico Garcia Lorca

Në mëngjesin e blertë,
desha të isha zemër.
Zemër.

Dhe në mbrëmjen e vonë,
desha të isha bilbil.
Bilbil.

(O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria.)

Në mëngjesin plot gjallëri,
desha të isha vetvetja.
Zemër.

Dhe kur bie mbrëmja,
desha të isha zëri im.
Bilbil.

O shpirt,
ji i kuq si portokalli.
O shpirt,
ji i kuq si dashuria!

Përktheu Anton Papleka

*Titulli i origjinalit: Kënga e dëshirës së parë

ObserverKult


Lexo edhe:

86 VJET NGA EKZEKUTIMI I FEDERICO GARCIA LORCA S

Federico Garcia Lorka

Nga Zija Vukaj


86 vjet më parë, më 19 gusht 1936 u ekzekutua me pushkatim Federico García Lorca poet, dramatur, regjisor teatri, spanjolli i shquar që arriti famën ndërkombëtare si figura emblematike e brezit të 27- të, një grup kryesisht poetësh që futën avanguardat artistike si simbolizmin futurizmin e surrealizmin në letërsinë spanjolle, me rezultate të shkëlqyera në atë që u quajt “Edad de Plata” (Epoka e argjendit).

Mbështetës i deklaruar i forcave republikane gjatë luftës civile në Spanjë, u kap në Granada, ku ndodhej i strehuar tek disa miq dhe u pushkatua nga një skuadër e forcave nacionaliste. Trupi i tij u hodh në një humnerë dhe eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU