Federiko Garcia Lorka: Ankimi i vdekjes

Federico Garcia Lorka
Federiko Garsia Lorka

Miguel Benites
Mbi qiellin e zi
Vetëtima të verdha.

Erdha në këtë botë me sy
dhe po shkoj pa ta.
Zot i dhimbjes së madhe!
Dhe pastaj,
një shandan dhe një kuvertë
përtokë.
Desha të arrija
ku arrijnë të mirët.
Dhe arrita, o Zot!…
Por pastaj,
një shandan dhe një kuvertë
përtokë.

Limon i verdhë,
Limon.
Hidhni limonët
në erë.
E dini megjithatë!…
Pse pastaj,
një shandan dhe një kuvertë
përtokë.

Mbi qiellin e zi
vetëtima të verdha.


Përktheu: Faslli Haliti