Federiko Garcia Lorka: Po të lë dashuria ime…

frederico garsia lorca shoh teatri

Me zambak në dorë
po të lë,
dashuria ime e natës!
Dhe, vejushën e yjeve të mij,
të takojë ty.

Zbutësin e fluturave
të errëta!
Eci rrugës time.
Do më shohish mua
pas një mijë vjetëve,
dashuria ime e natës!

Shtegut kaltërosh, zbutësi yjeve
të errësirës,
rrugën do vazhdoj,
derisa Gjithësia bëhet
e tëra në zemrën time.

Shqipëroi: Mustafa V. Spahiu

*Titulli i origjinalit: Lakorja