Federiko Garcia Lorka: Qan për gjëra të largëta…

frederico garsia lorca shoh teatri

Nis vajtimi
i kitarës.
Thyhen kupat
e agimit.
Nis vajtimi
i kitarës.
Është e kotë
ta pushosh.
Është e pamundur
ta pushosh.
Qan monotonshëm
siç qan uji,
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta pushosh.
Qan për gjëra
të largëta
Qan rërën e jugut të nxehtë,
kërkon gamiljet e bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parë të ngordhur
mbi degë.
Oh, kitarë,
zemër e shpuar
nga pesë shpata!

Përktheu: Faslli Haliti

*Titulli i origjinalit: “Kitara”