Poezi nga Ragip Sylaj
Fëmijëria ime ka pasur sy prej zjarri
Bebëza mallëngjimi, shikim engjëllor
Flokë kaçurrela që i krihte era
Një këmishë plot arna – pikturë dekadente
Pantallona të grisura të hekurosura në ëndërr
Këmbë të vockla ka pasur fëmijëria ime
Shpesh të përgjakura shkrepave të vendlindjes
I kishte opingat tërë dhé, tërë baltë
Po gjaku me aromë toke lëvizte damarëve
Ka pasur në fëmijërinë time rrahje, sherre, vaje
Qortime të rrepta të babait, këshilla të mësuesit
Plot obligime për mësuarje vjershash, formulash
Kryengul ka rënë prej kalit të baladave.
Fytyrë mjerimi kishte fëmijëria ime
I ka munguar xhita, me top leckash luante
Në lëng djathi të Katanës ngjyente bukën
Hante dardha të egra, në fërkem kali ujë pinte
Fëmijëria ime e grisur ferrave të shpirtit.
*Titulli i origjinalit:
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
TREGIM NGA RAGIP SYLAJ: S’KAM KOHË TË JETOJ ME VDEKJEN!
HOMAZH POETIK “E KUJTOJMË DHE E LEXOJMË RAGIP SYLAJN” (VIDEO)
PYETËSORI I PRUSTIT: RAGIP SYLAJ
Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer?
Ragip Sylaj: Ideja ime për lumturinë e përkryer ma kujton një dijetar të vjetër japonez që fliste për përmbushjen e tri gjërave kryesore në jetë e për të cilat vuajnë shumica e njerëzve. Ai thoshte se njeriu në jetë duhet t’i ketë tri gjëra themelore: ushqimin, veshmbathjen dhe një kulm mbi kokë. Lumturi të përkryer do ta konsideroja atë gjendje të shoqërive e vendeve të standardit të lartë jetësor si, Suedia, Norvegjia etj.
I plotësuar do të ndihesha kur edhe të tjerët rreth meje t’i shihja të lumtur, e jo duke dëgjuar nga banesa se si dikush shkapurit nëpër bërllok në kontejnerë për të gjetur diçka që i duhet për jetë. Lumturi të përkryer do ta quaja edhe atë që do ta arrinin brezat që vijnë e që ne nuk arritëm ta preknim. Kjo na obligon të bëjmë shumë, ashtu siç bën bota e civilizuar. Këtë mund ta arrijmë kur ta shërojmë grykësinë dhe kur ta mposhtim egoizmin. Dhe, duke e mençuruar çdo faktor që është në funksion të idesë për lumturinë e përkryer.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult