Fëmijtë e mi t’dashtun: Ecni kryenaltë, arrini objektivat, jetoni me djersën tuej dhe dashninë për njeni- tjetrin

arjola zadrima

Nga Arjola Zadrima

Tuj kenë në moshë të konsiderueshme me njohë njerëzit që më rrethojnë, mundem me u dhanë dy këshilla të vyeshme fëmijëve të mi.
Jini të sjellshëm por shokë të vërtetë mbani pak, ma së shumti ata që i njihni prej vitesh.
Jini të ndershëm, kam njohë të pandershëm dhe e kam kuptu pse nuk du me kenë si ata, ju jeni bijtë e mi e të babës që e ka respektu një qytet i tanë.
Qëndroni larg oportunistëve, shantazistëve, bajnë gjithçka me ju shkatërru jetën.
Mos jini të dobët, para askujt të gjithë përbahen prej mishit e lëkurës.
Mos kini frikë, askënd. Mos u përkulni para vështirësive apo fatkeqsive. Mos u mësoni më shprehjen” kështu asht jeta”. Jeta asht një qiell pa re, ylber mbas stuhisë dhe ngjyrat ja veshë buzëqeshja juej.
Qëndroni larg njerzve që përflasin, do të merren me jetën tuej siç merren me temen, dhe pikërisht këta kanë lamsh jetën e tyne. Aq fort sa as fëmijët apo familjet e tyne nuk i duen ma.
Ecni kryenaltë, arrini objektivat tueja, jetoni bukur më djersën tuej dhe dashninë për njeni- tjetrin.
Të fundit por ma kryesoren, mos harroni kurrë se familja asht e shenjtë.
Mos i kini frikë ata që flasin, kuptoni se asht aq bosh jeta e tyne , janë aq të këqinj në shpirt sa as në ferr nuk i duhen kujt.

Mbani si relike këto se janë vlerat e një njeriu të ndershëm. Shëmbylltyra tjera keni më ndeshë çdo ditë të jetës.

Me dashni Nana!

ObserverKult

Kliko edhe:

DONIKA DABISHEVCI: MOS U DORËZO KURRË, ÇIKA JEM!