Fermeri ndërton muzeun e rrallë në Babunjë: Kam nisur që në fëmijëri, artefaktet i përkasin qytetit antik Arnisa

Pasioni për arkeologjinë ka nisur që në fëmijëri. Adriatik Rrasa sot zotëron një mini muze në Babunjë të Lushnjës. Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Rrasa tregoi se pasioni për mbledhjen e artefakteve nisi që në shkollë nga mësuesi i historisë, dhe që prej atëherë, e ushtron këtë ‘profesion’.

Ai tregoi se në këtë mini muze ka mbledhur artefakte nga të gjitha zonat e fshatit, që sipas të cilit, i përkasin qytetit antik të quajtur Arnisa. Ai theksoi gjithashtu edhe zbulimin e një kalorësi, një vepër prej bronzi, dhe besohet se vendi ku u gjet, duhet të ketë qenë shtëpia e ndonjë personi të rëndësishëm në atë kohë.

“Kam nisur që në fëmijëri, nga shkolla fillore, duke u frymëzuar nga mësuesi i historisë. Që atëherë i kam mbledhur nëpër fshatin tonë antik dhe kam arritur që të bëjë këtë mini muze të vogël.

Duke dashur që t’i përshtatet antikitetit kam krijuar këtë mini muze me gurë të riprodhuar nga qyteza e Arnisës. Këto gurë i kam mbledhur dhe kam krijuar këtë muze.”, u shpreh ai. /abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

“DREJT PAVARËSISË”, ÇELET EKSPOZITA ME ARTEFAKTET E FIRMËTARËVE

Muaji nëntor është shpallur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, “Nëntori i flamurit”.

Në këtë kuadër, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Drejt Pavarësisë”, e cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, si edhe artefakte të firmëtarëve.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se “kjo ekspozitë nxjerr në pah gjithë kontributin e veçantë të firmëtarëve të pavarësisë”.

“E veçanta e kësaj ekspozite qëndron në ekspozimin e disa prej artefakteve tona më të rëndësishme. Të cilat lidhen me jetën dhe kontributin e figurave të shquara të firmëtarëve të pavarësisë”, tha ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult