Fernando Pessoa: Ajo më dashuroi mua…

Fernando Pessoa:

Ajo më dashuroi mua…, poezi nga Fernando Pessoa

E kërkuan engjëjt
Dhe e gjetën pranë meje,
Ku e kishin sjellë flatrat e saj!
Ta merrnin donin engjëjt,
Se ajo qe larguar
Prej shtëpisë së tyre
Në një ditë pafundësisht të qartë
Për të banuar tek unë!

Më dashuroi se dashuria
Dashuron veç gjërat e papërkryera,
Po engjëjt nga sipër
Erdhën dhe ma rrëmbyen,
Ma morën përgjithmonë
Mes flatrave të tyre shkëlqimpërhapëse.

Është e vërtetë se ajo
Qe motra e tyre,
Qe po aq afër Zotit
Sa edhe ata!
Po ajo më dashuroi mua,
Se zemra ime s’kishte një motër.

E morën me vehte,
Kjo ishte gjithçka që ndodhi!


Përktheu : Moikom Zeqo

ObserverKult

Lexo edhe:

Dashuroi një napolitan, si u vra me gurë gruaja nga Jugu

Historia unike e shqiptares e sjellë nga dëshmitë e një udhëtari anglez në Shqipëri, si u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte mike e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës…

Smart Hughes, një tjetër udhëtar i rëndësishëm anglez që kaloi nëpër Shqipëri në një moment të rëndësishëm, duke dëshmuar e rrëfyer një pjesë të mistereve mbi personazhet historikë po ashtu edhe ngjarjeve.
Përveç natyrës përshkruese me vlerë etnografike e kulturore, edhe Hughesi bën një skanim antropologjik të pashait të famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelenës, duke “sanksionuar” bëmat e tij të egra.
Por ndër të tjera, vjen si rast unik rrëfimi mbi një vrasje dramatike që i ka qëlluar të jetë dëshmitar, nga historitë shqiptare.
Është historia unike e shqiptares më të bukur të Jugut e sjellë nga dëshmitë e një udhëtari anglez në Shqipëri, si u vra me gurë sipas zakonit të evrenjve dhe të myslimanëve, nga shkaku pse ishte mike e një napolitani, në shërbim të Ali Pashës…

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult