Fernando Pessoa: Epitaf

Nuk jam asgjë
E nuk do të jem kurrë asgjë,
Nuk dua të jem një hiç,
Megjithatë kam brenda vetes tërë ëndërrat e botës!

Përktheu: Moikom Zeqo

ObserverKult


Lexo edhe:

FERNANDO PESSOA: KURRË NUK E DASHUROJMË DIKË…

Nga Fernando Pessoa

“Kurrë nuk e dashurojmë dikë konkretisht. Dashurojmë veç idenë që kemi formësuar vetvetiu për dikë.

Ky është thjesht një koncept i yni vetjak, domethënë që përmbledhtas, pikërisht vetveten, ne dashurojmë.

Kjo gjë vërtetohet në çdo lloj dashurie.

Në dashurinë seksuale, synojmë kënaqësinë vetjake, që mundësohet përmes një trupi të huaj.

Kurse në dashurinë jo seksuale, synojmë kënaqësinë tonë vetjake, të mundësuar nga idetë tona gjithsesi.

Marrëdhëniet midis një shpirti dhe një shpirti tjetër, që mishërohen përmes disa gjërave tejet të brishta dhe kundërthënëse si fjalët e rëndomta dhe gjestet që ne bëjmë, janë diçka fort e koklavitur.

Në vetë thelbin e aktit të njohjes, jemi çnjohur mirëfilli.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FERNANDO PESSOA: NËSE E KE TË PAMUNDUR TË JETOSH VETËM, KE LINDUR SKLLAV!

Nga Fernando Pessoa

Je i lirë kur mund të largohesh nga njerëzit, pa qenë i detyruar t’i kërkosh nga nevoja për para apo instinkti i tufës apo dashuria, lavdia, kurioziteti, gjëra që nuk gjejnë ushqim në heshtje dhe vetmi.

Nëse e ke të pamundur të jetosh vetëm, ke lindur skllav. Mund të kesh gjithë madhështinë e shpirtit dhe të zemrës: je një skllav fisnik, një skllav i zgjuar, por nuk je i lirë.

Dhe nuk je përgjegjës për këtë tragjedi, sepse tragjedia e të lindurit në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me ty, por me vetë Fatin përballë teje.

Por mjerë ti nëse është barra e jetës, vetë jeta që të robëron. Mjerë ti, që ke lindur i lirë dhe i aftë të ndahesh nga njerëzit, nëse varfëria të detyron të jetosh me ta.

Në fakt, kjo është tragjedia jote që e mbart kudo me vete.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult