Fernando Pessoa: Jo, mos thuaj asgjë…

Jo, mos thuaj asgjë
Përfytyro atë
Që të thotë goja jote e mbyllur
Njësoj si të jesh duke e dëgjuar

Të ndjesh është më mire
Se sa të thuash diçka
Një gjë që s’preket
Nga frazat e nga ditët.

Ji më e mirë se ajo që je,
Mos flit asgjë,
Dëlirësia e trupit lakuriq
Dhe e padukshme shihet.

Përktheu: Moikom Zeqo