reklamë

Fernando Pessoa: Po të mund t’ia ngulja dhëmbët krejt tokës

Po tё mund t’ia ngulja dhёmbёt krejt tokёs
Dhe tё ndjeja shijen e saj,
Do tё isha mё i lumtur pёr njё çast…
Ama unё nuk dua gjithmonё tё jem i gёzuar.
Tё jesh i hidhёruar herё pas here
Ёshtё pjesё e tё qenit natyral.
Jo bash tё gjitha ditёt janё me diell,
Dhe kur shiu ёshtё i rrallё, ne lutemi pёr tё.
Prandaj unё pranoj hidhёrimin me gёzimin
Natyrisht, bash njashtu siç nuk çuditem
Qё ekzistojnё bjeshkё dhe rrafshina
Dhe se ekzistojnё shkёmbinj dhe bari…

Me rёndёsi ёshtё tё jesh i natyrshёm dhe i qetё
Nё gёzim dhe hidhёrim,
Tё ndjesh sikur ndjenja tё ishte shikim.
Tё mendosh sikur mendimi tё ishte ecje,
Dhe pёr tё mbajtur mend, kur vjen çasti i vdekjes, se secila ditё vdes,
Dhe se perёndimi i diellit ёshtё i bukur, njashtu ёshtё edhe nata qё vazhdon tё mbetet…
Epo kёshtu ёshtё dhe kёshtu do tё doja tё jetё…

7 mars 1914

Pёrktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

Gary Snyder: Zbatimi i ligjit