Festival në RTSH apo nata finale në Big Brother?!

festival

Nëse çdo vit do të kishte pasur një analizë të rreptë për festivalin, standardi nuk do të ish zhdukur, por do të kishte ekzistuar ende dhe publiku nuk do të vihej para dilemës ” Festival në RTSH apo nata finale në Big Brother?!”.

Elona Caslli

Zhdukja e standardit ndodhi para profesionistëve që e njihnin shumë mirë domethënien e tij.

Nuk e kam ndjekur Festivalin në RTSH për arsye nga më të ndryshmet. Shoh në rrjet një sërë reagimesh që shprehin qartazi pakënaqësi të dukshme. Një fakt i pamohueshëm është që nuk mund të krahasohet festivali i vitit 1991 ku grupi Ritfolk këndonte ” Ëndërroj” me festivalet e viteve të fundit.

Ka një rënie të dukshme në cilësi dhe mbi të gjitha të bie në sy zhdukja e standardit. Jo çdo bashkësi fjalësh mund të përbëjë një tekst kënge. Jo çdo individ mund të prezantojë një festival. Ka disa standarde që duhet të plotësohen qoftë për atë që shkruan një tekst, qoftë për atë që këndon një këngë, qoftë për atë që prezanton një festival.

Standardi nuk është censurë, por është terësia e cilësive dhe e karakteristikave të detyrueshme për një lloj krijimi që t’i përgjigjet një shkalle të caktuar artistike.
Pa standard nuk ka cilësi dhe pa cilësi nuk ka standard. Ekzistenca e standardit kushtëzon pashmangshmërisht edhe ekzistencën e cilësisë.


Zhdukja e standardit ndodhi vit pas viti përballë syve të profesionistëve që e njihnin domethënien e tij.
Një vit më parë ” Big Brother” zbarkoi në festival dhe ky i fundit u shndërrua në një puntatë të ” Big Brother-it”.


Këtë zbarkim e pèrligji as më pak e as më shumë veçse Ardit Gjebrea, që e njeh shumë mirë fjalën standard artistik, pasi ka kënduar vetë këngën ‘Jon’ në këtë festival dhe di fort mirë se çfarë do të thotë standard dhe krijim i mirëfilltë artistik.

Kur them Ardit Gjebrea, nënkuptoj shumë emra artistësh që kanë krijuar skenografitë, që kanë shkruar tekste këngësh, që kanë krijuar muzikë të mirë, që kanë heshtur teksa standardi vritej vit pas viti. Pra, standardi u zhduk nga heshtja e profesionistëve që e njihnin shumë mirë atë.

Nëse çdo vit do të kishte pasur një analizë të rreptë për festivalin, standardi nuk do të ish zhdukur, por do të kishte ekzistuar ende dhe publiku nuk do të vihej para dilemës ” Festival në RTSH apo nata finale në Big Brother?!”.

Post Scriptum- Është e lehtë të fajësosh publikun për gjithçka, por sikundër thuhet më të drejtë, artisti duhet t’i japë publikut çfarë i duhet dhe jo çfarë publiku do dhe nëse publiku do ta dinte se çfarë i duhej, nuk do të ishte më publik, por do të ishte artist.

ObserverKult

Lexo edhe:

DIÇKA MRENA FRYMËN MA NAL, S’DI ÇKA BOHET, BOHET…TEKSTI I ALBINA KELMENDIT (VIDEO)

EVITA SA TË PRITA, SA TË PRITA,UNË DHE DRITA…TEKSTI I ELSA LILËS (VIDEO)