Festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues” në Tiranë dhe Korçë

Në datat 12, 13, 14, korrik vjen në Tiranë festivali “Gjon Mili, Jazz&Blues”. I njëjti mbahet në Korçë në datat 15-16 korrik.

Shijoni magjinë e muzikës Jazz & Blues që mjeshtri i madh dhe novator i fotografisë botërore Gjon Mili ka kontribuar artistikisht në zhvillimin e saj, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjon Mili Jazz & Blues Festival” synon promovimin e figurës së Gjon Milit, si e vetmja urë lidhëse që kombi shqiptar ka me historinë botërore të muzikës Jazz dhe Blues, duke e bërë pjesë të Trashëgimisë Kulturore dhe Artistike të Shqipërisë.

Lindja e këtij festivali u motivua nga realizimi i projektit “Ëndrra e Gjon Milit” në vitin 2019, mbështetur nga Ministria e Kulturës. Festivali do të zhvillohet në datat 12-13-14 korrik në “N’bahçen e Resë” Tiranë, në orën 20:00. Në datat 15-16 korrik 2022 pranë Pedonales në Korçë.

Ky projekt është aktivitet Flagship. Mbahet në kuadër të Titullit, “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022. Zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me organizatën RIAS, Muzika për të Rinjtë. Mbështetet nga Bashkia Tiranë, dhe një përfaqësi institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare në vend.

Grupet pjesëmarrëse që do të performojnë në festival janë si më poshtë:

Grupi finlandez “Pylkkanen Nu Botega” dt. 12 korrik

Pekka Pylkkanen saksofon, Adam Pache, Roberto Tarenzi, Kimon Karoutzos

Grupi “Kejdi Barbullushi Trio”, 12 Korrik

Kejdi Barbullushi- Kitarë, Nesim Maxhuni- Bateri, Ilir Bajri- Piano Elektrike

Grupi “Just Trio” 13 Korrik

Roni Gjura, Emiljan Dhimo, Mateos Gjipi

Grupi Austriak “TechRider – Julie Island guitar-trio” 14 korrik dhe 15 korrik

Martin Bayer, Kitarë, Andi Tausch, Kitarë, Kenji Herbert, Kitarë

Grupi “Ermal Rodi Quartet” datë, 14 korrik dhe 16 korrik

Ermal Rodi- Saksofon, Angjelin Toma- Kitarë, Bas, Besjan Heri- Bateri, Kejdi Barbullushi Kitarë

Grupi “Philippos Nakas Big Band Selanik” 16 korrik

Grupi “Ivanov Quartet”, Ivan Ivanov – Tenor, soprano saksofon, Gordan Spasovski – piano, Andrea Mirchevska – doubleBass, Slavko Kocev – Bateri./ata.gov.al

ObserverKult

Lexo edhe:

LEONARDO DI CAPRIO: QEVERIA SHQIPTARE, NJË HAP PRANË SHPALLJES SË VJOSËS “PARK KOMBËTAR”