Festivali i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila njofton se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.

“Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator.

Ky festival është shembull i shpirtit krijues të shqiptarëve dhe vitalitetit, i aftë për t’u ringritur pas çdo vështirësie”, shprehet ministrja Margariti/ATSH.