Edhe pak ditë kanë mbetur për të filluar Festivali i Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, i cili do të mbahet për herë të parë në vendin tonë.
Se deri ku kanë arritur punët dhe si do të duket salla ku për tri ditë radhazi do të mbahet ky Festival, së fundi organizatorëve ju ka shkuar në ‘konak’, i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kurti së bashku me Çekun takuan ekipet të cilët po e realizojnë skenën dhe panë punët që po bëhen për këtë ngjarje të madhe kulturore, njofton Zyra për medie e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
“Duke theksuar rëndësinë e festivalit, drejtori i Festivalit të Këngës në RTK, Adi Krasta, bëri me dije se janë plotësuar kushtet teknike për këngët pjesëmarrëse. Ai theksoi se orkestra që do të jetë e madhe, me afër 50 persona, e përbërë nga instrumentistët më të mirë që i kemi në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Edicioni i parë i “Fest 2023” që do të realizohet në Prishtinë, është bërë i mundur falë një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Radio Televizionin e Kosovës.
Në Festivalin e Këngës i cili do të filloj me 26 tetor dhe do të mbaroj me datë 28, do të performojnë 18 artistë të rinj dhe me karrierë të përzgjedhur nga juria. ‘Fest 2023’ do të mbahet në objektin e Pallatit të Rinisë. /ObserverKult
Lexo edhe:
ADI KRASTËS I BESOHET FESTIVALI I KËNGËS NË RTK
Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës gjatë këtij viti do t’i besohet Adi Krastës. Ky i fundit është mjaft i njohur për drejtimin e festivaleve në të kaluarën.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka konfirmuar se Adi Krastës i është besuar Festivali i Këngës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
BENJAMÍN PRADO: ERDHA TË TË THEM SE TË HARROVA
Nga Benjamín Prado
E kundërta e një burri të kthjellët
është uji i ndotur.
E kundërta e detit
është një grua e verbër.
Kush rrënon një urë,
ndërton një hon.
Vrajat janë goditje që s’harrohen.
Ka të vërteta pa sinorë
dhe ka gjëra që shkojnë në zgrip:
lumenjtë janë Machado.
Të desha tej meje.
Akrepat vezullojnë në dritëhënë
dhe, mandej, rishtas,
bëhen të terrtë dhe helmues.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult