Festivali ndërkombëtar i monodramës në rrezik, artistët: Mund të jetë i fundit

Ndërkohë që në Korçë dhe Maliq po zhvillohet festivali Ndërkombëtar i Monodramës, shanset që ky të jetë viti u fundit i këtij festivali janë të mëdha.

Shkak për këtë duket se është bërë mungesa e mbështetjes financiare nga ana e institucioneve të kulturës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i këtij festivali, i cili shprehet se pas 19 edicionesh radhazi, vitin që vjen shanset që ky festival të mos mbahet më janë të mëdha.

“Shumë vite ka ecur mirë, vitet e fundit kemi pasur shumë vështirësi financiare se çdo gjë ka ndryshuar tanimë dhe është aq e vështirë sa nuk e mendoni të mbahet ky festival”,- tha Edmond Xhumari, drejtor i festivalit ndërkombëtar të monodramës.

“Nëse kushtet do jenë këtë vit do e shoh me shumë dyshim zhvillimin e edicionit të 20-të”,-shtoi ai.

“Këtu kanë ardhur dy drejtor festivalesh të mëdhenj. Kur e morën vesh për buxhetin thanë si ka mundësi që e bëjnë këtë festival dhe kaq mirë?

Shpresojmë që Ministria e Kulturës të kuptojë dhe siç e ka mbështetur këtë festival për 18 vite ta mbështesë që artdashësit ta kenë këtë festival, i bën mirë “.

Nata e parë u mbajt në rrënojat e pallatit të djegur” Dhimitër Orgocka “, i cili ende nuk është rindërtuar. E para që e hapi siparin e 19 të këtij festivali ishte një aktore nga Kazakistani.

“Vij për herë të parë në Shqipëri dhe jam e mahnitur me vendin tuaj. Mikpritja që na është bërë është fantastike ndërkohë që këtu jam për të vënë në skenë një dramë të heshtur. Është dramë e heshtur sepse unë flas shumë pak, më shumë veproj.

Ka të bëjë me një vajzë të mbyllur në vetvete e cila kërkon të gjejë dritë në vështirësitë e jetës por nuk ia del. Nga gjithçka që përballet.. është përsëri vetja e saj “,tha Baibosynova Gylbakhram, aktore.

Festivali i Monodramës në 19 vite organizim të tij ka pasur si qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore së juglindjes së vendit, ndaj për këtë pjesa më e madhe e shfaqjeve janë vënë në kishat e Voskopojës, Shipskes, Vithkuqit, Dardhës si dhe vendet më të bukura të Maliqit dhe të Korçës./ euronews.al

ObserverKult


Festivalin Ndërkombëtar të Romanit Grafik

Lexo edhe:

MBAHET FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I ROMANIT GRAFIK

Nga data 20 deri me 22 maj, Pro Arte Institute bashkë me Albinfo.ch, për dy ditë me rradhë, organizojnë Festivalin Ndërkombëtar të Romanit Grafik në Prishtinë.

Edicioni i rradhës GRAN Fest 2022 me slloganin MIXED IDENTITIES bashkë me emrat si. Ruben Pellejero, Duchy Man Valdera. Pastaj Li-Chin Lin, Baryl Baruti, Fumio Obata. Më tej Mana Neyestani, Abdel De Bruxelles. Matija Pisacic, Jan Bachmann dhe Adrian Jakupi.

Del moral, do të sjellë ekspozita, konferenca, botime dhe film.

Gjithashtu do të publikohen edhe titujt e ri të katalogëve të GRAN Fest nga. Diaz Canales & Pellejero. Pastaj Corto Maltese; Izquierdo & Valdera: Trandafili i Havanës. Dhe Fumio Obata: Nji takim me veten.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult