Sot, në Ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, kemi kënaqësinë ta kemi në program dramaturgun Naser Shatrolli i cila do të paraqitet me kumtesën “Turma dhe teatri” .
Programi i Festivalit ditën e sotme fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.
Përveç kumtesës së dramaturgut Shatrolli sot mund të ndiqni edhe:
-Takimet poetike dhe diskutimet me shkrimtarët Liridon Mulaj, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi,
-Promovimin e librit të Afrim Demirit “Zoti vdes i pari”, për të cilin do të flasin Vlora Konushevci dhe Eduard Frrokaj,
– Korin e grave “Lira” me një performancë të veçantë korale,
– kitaristin Naser Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike.
Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.
ObserverKult
Lexo edhe:
MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË