Robert Dragot: Figurat publike janë kategoria më e pështirë dhe e korruptuar e shoqërisë shqiptare

robert aliaj

Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi, pa dashur ta ekzagjeroj, janë kategoria më e pështirë dhe e korruptuar e shoqërisë shqiptare. Kjo specie nuk është përfshirë asnjëherë në ngjarjet e mëdha dhe vështirësitë që ka kaluar Shqipëria, është specia më hileqare e oportuniste që ekziston, që si ushqim kryesor shpirtëror e material ka publikun, pa të cilin nuk i mbetet më asnjë vlerë.

Nga Robert Aliaj Dragot

Që sa herë e ndien detyrimin e përfshirjes në përkrahje të interesave publike, thotë: nuk merrem me ‘k’si gjojnash, shoh punën time’. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe që do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështetej në angazhimin e tyre.

Kjo kategori delirantësh egoistë është e fiksuar pas praktikave joetike, që eklipsojnë interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualete. Ekspozimi i vetvetes dhe i seksualitetit të tyre, pozimi si ‘imbecilër’ dhe postimi i fotove intime në rrjet, ka çorientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili, për hir të së vërtetës, nuk di çfarë kërkon.

Ata mendojnë që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetëshprehjes dhe vetërealizimit.

robert dragot figurat

Ata ëndërrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithçhka e bëjnë për publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojnë të prononcohen publikisht në interes të publikut.

Nuk duan të rrezikojnë- thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet më tepër se harku, figurë publike – zyrë publike. Bythëlëpirës dhe servilë autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion.

Nëpërmjet një procesi ‘kuazi – darvinist’, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.

Mjafton frika e tyre për t’u prononcuar në lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e publikut.
Dua t’ju lehtësoj pak barrën, dua t’ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen në politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.

Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i thashethemeve pa kriter nëpër media e çnderon atë.

ObserverKult

Lexo edhe:

MARTHA MEDEIROS: VDES NGADALË KUSH BËHET SKLLAV I ZAKONIT…