Filarmonia e Kosovës me datë 6 prill do të mbajë një koncert në Gjakovë, përkatësisht në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” duke filluar nga ora 20:00.
Kjo në kuadër të programit “Filarmonia në lëvizje”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Koncerti do të hapet me uverturën e operës “Cosi fan tutte” nga Mozarti. Në këtë program do të interpretohet edhe vepra “Odelette” nga Saint-Saëns, me solisten Zanë Abazi në flaut. Koncerti do të përmbyllet me interpretimin e Simfonisë Nr. 4 nga Schumanni.
Përndryshe ky koncert do të dirigjohet nga Pëllumb Vula, ndërsa hyrja është falas.
ObserverKult
Lexo edhe:
FILARMONIA E KOSOVËS FILLON VITIN ME NJË PROGRAM TË VEÇANTË!
Orkestra e Filarmonisë së Kosovës më 27 janar duke filluar nga ora 20:00 do të vjen para publikut artdashës me dy premiera. Ajo që duhet theksuar është se pas disa vitesh rikthehet në program simfonia Nr.7 e Bethovenit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi për media. E veçanta në koncertin simfonik është se do të dirigjohet nga një mjeshtre e njohur nga Zvicra.
“Jemi të lumtur t’ju prezantojmë koncertin simfonik i cili do të dirigjohet nga mjeshtrja zvicerane, Lena-Lisa Wüstendörfer, në këtë bashkëpunim të parë me Orkestrën tonë”, thuhet në noftimin e MKRS-së.
Në këtë koncert në rolin e solistes do të prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Pranvera Hoxha. Ajo do të luajë “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FILARMONIA E KOSOVËS MBAN KONCERT NË KRYEQYTET
Orkestra harkore e Filarmonisë mban koncert më 2 Prill prej orës 19:00.
Orkestra harkore e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë koncert të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Sipas njoftimin zyrtar të saj, koncerti fillon në prën 19:00 dhe rezervimet janë të obligueshme, për shkak të situatës me pandeminë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult