Filarmonia e Kosovës mban koncert në kryeqytet

Orkestra harkore e Filarmonisë mban koncert më 2 Prill prej orës 19:00.

Orkestra harkore e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë koncert të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Sipas njoftimin zyrtar të saj, koncerti fillon në prën 19:00 dhe rezervimet janë të obligueshme, për shkak të situatës me pandeminë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Filharmonia e Kosovës ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e radhës në kuadër të sezonit 2020/2021. Orkestra harkore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert më 2 prill 2021 (E premte) prej orës 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për të rezervuar ulësen tuaj shkruani e-mail në [email protected] me titull / Rezervim 02.04.2021 – Emri dhe mbiemri. Përmes një emaili ju mund të rezervoni vetëm dy ulëse. Përshkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 bartja e maskës është e detyrueshme./rtklive

LEXO EDHE: Filharmonia e Kosovës: Koncert homazh për gratë e dhunuara