“Skupi Festival” këtë vit sjell program të larmishëm me shfaqje nga 5 shtete, të cilat do t’i prezantohen publikut artdashës. Këtë vit festivalin do ta hap shfaqja “Arbëri” e teatrit “ODA” me regjisor dhe autor Lirak Çelaj.
Përzgjedhjet e këtij edicioni të 17-të vijnë nga Kosova, Turqia, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, si dhe performanca e cila do të prodhohet nga workshopi i organizuar mbi temën “Shtrëngatë dhe zhbirim” nga regjisorja, Tea Begovska.
“Ky workshop, kjo punëtori po realizohet duke i falënderuar “Skupi Festivalit”, i cili na dha mundësi së bashku me këta aktorë të rinj të kemi mundësi që të bëjmë diçka për gjashtë ditë, aq kemi kohë për të punuar. Unë aq shumë jam e lumtur që jemi pjesë e “Skupi Festivalit” të cilin unë e ndjek çdo vit edhe privatisht edhe profesionalisht.”, – theksoi regjisorja e performancës, Tea Begovska.
Pos tjerash, festivali ka edhe karakter garues, por edhe përpos kontaktimeve të shumta, festivali këtë vit me moton “Vezullimi në teatër” iu dha mundësinë vetëm këtyre pesë shteteve.
“Në bazë të motos që kemi “Vezullimi në teatër”, ne do të themi edhe këtë që ne kontaktojmë dhe na vijnë edhe shfaqje shumë të mëdha, por buxheti ynë na limiton, në atë drejtim nuk e kemi atë mundësi, por këtë vit, siç thashë kemi shfaqje të madhe nga Bullgaria, por kjo është një dëshirë e dyanshme, edhe e festivalit edhe teatrit kombëtar “Ivan Vazov” të Sofjes, që duan të vijnë të prezantojnë këtu, por kjo është me aq buxhet që kemi”, – u shpreh drejtori artistik i festivalit, Osman Ahmeti.
Festivali ka nisur mbrëmë dhe do të jetë i hapur çdo natë deri më 10 tetor prej orës 20:00 në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup./zhurnal.mk
ObserverKult
Lexo edhe:
FESTIVALI LETRAR I TË RINJVE/ “TIRANA GATE” NISI ME MOTON “PËRBALLË”
Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate” 2023, ka hapur siparin nën moton “Përballë”.
Në panelin e parë ishin të ftuar shkrimtari e gazetari i mirënjohur Enkel Demi, shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis, Arian Leka dhe Ivona Djuriç nga Serbia. Tema e këtij paneli ishte: “Ne dhe Ata” – Qiejt e ndarë të Evropës. Pse Perëndimi nuk e kupton Lindjen?
“Edhe këtë vit me autorë evropianë, ballkanas, autorë me çmime dhe pa çmime. Autorë të rinj e autorë të karrierës, histori, ngjarje, argumente kulturorë, socialë, urbanë, dialogojmë për Ne dhe Ata. Ne që duam të jemi pjesë dhe Ata që vonojnë hyrjen tonë. Sa më pranë librit”, tha Irena Toçi, drejtuese e Institutit të librit dhe promocionit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SIDORELA BERISHAJ: A JE NJERI A HYJNESHË?!
Poezi nga Sidorela Berishaj
N’ ty pasqyrua âsht krenaria
at’ xhubletë kur e ke veshë
shtatin nalt ballin si hana
edhe dielli t’ka buzqeshë
Zili t’ kanë zanat e malit
bukuri shtatin bajrak
edhe zogu e ka nisë kângen
kur malsorja ka dale n’log
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult