Sidorela Berishaj: A je njeri a hyjneshë?!

Poezi nga Sidorela Berishaj

N’ ty pasqyrua âsht krenaria
at’ xhubletë kur e ke veshë
shtatin nalt ballin si hana
edhe dielli t’ka buzqeshë

Zili t’ kanë zanat e malit
bukuri shtatin bajrak
edhe zogu e ka nisë kângen
kur malsorja ka dale n’log

N’ prehnin tan mori burrneshë
ke rrit trima djal pas djalit
e shumë zemra ke çua peshë
a je grua apo zanë malit?

Ke pri e para n’rresht me burra
e krenaria t’ka dalë n’pah
ke shndritë dasmat nëpër kulla
sa dhe zemra âsht ba mal

Lumja ti mori malsore
që ke lindur në këto anë
Perëndia s`u ndal prore
bukuri e traditë bashkë

Vajzë e nuse moj xhubletë
n’përjetësi të kanë dhânë jetë
vlera t’lashta shekullore
moj emblema e Malsisë Madhe

Bajtë të kanë vajzat veriore
e cilsua je mbretneshë
e stolisun me xhubletë
a je njeri a hyjneshë?!

Korrik `23

ObserverKult


Lexo edhe:

NIS PANAIRI I LIBRIT NË TUZ, PËR 4 DITË DO TË KETË AKTIVITETE TË SHUMTA

Edicioni i IV i Panairit të Librit në Tuz të Malit të Zi i cili do të nis sot do të jetë i hapur deri më 15 shtator.

Hapja zyrtare do të bëhet në ora 19:30 në oborrin e Qendrës Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, ku hapjen do ta bëjë i pari i Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e Komunës së Tuzit në Facebook, ku u publikua edhe programi i Panairit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU