Pas shumë vitesh, rikthehet ‘Prishtina Jazz Festival’

Pas shumë vitesh pauzë, në kryeqytet rikthehet festivali i muzikës jazz, me artistë vendor e të huaj.

Nën patronatin e Komunës së Prishtinës, Drejtoria e Kulturës do t’ju prezantojë muzikantë të njohur nga bota e Jazz-it si: Brian Marsella, Kenny Wollesen, Trevor Dunn, Derya Türkan, Sara Decker, Jeroen Truyen, Billy Test, Nicolai Amrehn, Enver Muhamedi and Kamil Cenk.

Prishtina Jazz Orchestra do të performojë poashtu në festival me 18 anëtarë, me muzikantët më të mirë të Ballkanit si: Kiril Kuzmanov, Arian Randobrava, Ivan Ivanov, Arnau Garoffe, Ivan Yordanov, Todor Bakarijev, Trajče Velkov, Aleksandar Milanov, Rajkard Bardhi, Saško Nikolovski, Vladislav Mičev,Ilir Vorpsi, Nikola Ristevski, Ilir Bajri, Kiril Tufekćievski, Nesim Maxhuni dhe Armend Xhaferi, transmeton ‘gazetaexpress;.

Koncertet do të mbahen me 3 dhe 4 maj në Teatrin Oda dhe me 5 dhe 6 maj në Kino Armata.

ObserverKult


Festivalit

Lexo edhe:

“EDICIONI MË I MIRI NË HISTORINË E FESTIVALEVE NË SHQIPËRI”: ARDIT GJEBREA TREGON NDRYSHIMET TE “KËNGA MAGJIKE”

Moderatori dhe producenti, Ardit Gjebrea, ka zbuluar ndryshimet që do të aplikohen në edicionin e festivalit “Kënga Magjike”.

Ai bën me dije se festivali do të zgjasë katër netë dhe jo tre sikurse ka qenë në edicionet e mëparshme, ndërsa parashikon se do të jetë më i miri në histori.

Kjo pasi që për herë të parë do të aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane, transmeton ‘tirananews.al’.

“Jam shumë i lumtur dhe njëkohësisht krenar për fillimin e edicionit të 23-të të Këngës Magjike.

Ky edicion do të jetë padyshim më i miri në historinë e festivaleve në Shqipëri, pasi për herë të parë aplikohet teknologjia më e re televizive evropiane në paraqitjen e tij.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult