Filmi turk që përloti të gjithë, “Mrekullia në qelinë e 7-të” nominohet për çmimin “Oscar”

Të gjithë u fiksuan pas tij gjatë periudhës së karantinës, duke thyer rekorde shikueshmërie.

Bëhet fjalë për filmin e famshëm turk “Mrekullia në qelinë e 7-të”, që përloti dhe preku të gjithë, shkruan Indeksonline.

Filmi turk me protagonist Aras Bulut İynemli, së fundi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Juria vlerësoi 23 filma, që kishin aplikuar, ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në qelinë e 7-të”.

Në akademinë e 93-të çmimeve “Oscar” është nominuar kandidati i Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar, ndërsa për këtë i lumtur është shprehur edhe vetë aktori kryesor në rolin e “Memos”.

“Filmi ynë “Mrekulli në qelinë nr. 7” është nominuar si Filmi më i Mirë Ndërkombëtar për Çmimet e Akademisë nga Turqia. Faleminderit për mbështetjen dhe interesimin tuaj!”, ka shkruar Aras Bulut İynemli.

Përveç Aras Bulut İynemlit, aktorët e tjerë të famshëm që luajnë janë: Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si edhe shumë të tjerë.