Filmi “Zgjoi” nuk nominohet për “Oscar”

Oscar 2022

Filmi nga Kosova, “Zgjoi (Hive)” e ka humbur mundësinë për t’u nominuar në ndarjen e çmimeve “Oscars 2022”.

Filmi i regjisores, Blerta Basholli i nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, nuk ka arritur të nominohet në mesin e pesë filmave të huaj.

Filmi, me protagoniste kryesore aktoren Yllka Gashi, që përshkruan historinë e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, ishte në listën e ngushtë të pretendetëve për t’u nominuar.

Në këtë kategori u nominuan: “Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi, “The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino, “Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen, “Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji dhe “The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier.

Ceremonia e 94-të e çmimeve Oscars do të zhvillohet në Teatrin Dolby të Los Angeles më 27 mars. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC dhe do të jetë e disponueshme për t’u parë në më shumë se 200 territore në mbarë botën./Telegrafi

——————————

Lexo edhe:

ASSOCIATED PRESS SHKRIM PËR “ZGJOI”: SI IA DOLI FILMI TË KISHTE FATIN E “HIRUSHES”