Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve – dokrra pa kokrra!

at gjergj fishta
Gjergj Fishta

Kemi përzgjedhur për ju disa thënie dhe vargje të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar, At Gjergj Fishtës:

– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!

– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!

– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!

– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!

– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!

– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë!

– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!

– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë / na dallon se jem shqiptarë…

– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e t’veten e lèn mbas dore…

– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…

– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…

– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!

– Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!

– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija! 

ObserverKult

lexo edhe:

SI E KUNDËRSHTOI GJERGJ FISHTA MBRETIN ZOG: SHKA ZOTI KA BASHKUE, NJERI S’MUNDET ME E NDA…

Gjergj Fishta: Kush na e kritikon gjuhën asht hasëm