Do të shkrihem…teksti: Naim Frashëri
Do të shkrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj.
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.
A s’më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj…
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
—————-
Shiko edhe:
AURELA GAÇE:DO TË SHKRIHEM, TË VENITEM… (TEKSTI DHE KËNGA)
Për ta dëgjuar Klikoni KETU
Kliko edhe:
Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërroi jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.
Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.
Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.
Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.
Ajo na rrëfeu edhe si i biri i saj ka fituar strehim politik në SHBA për shkak të përndjekjes që i ishte bërë familjes së tyre nga Sali Berisha.
Tekstin e plotë e gjeni KETU